Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Rahovec ku ka bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.
Haradinaj më pas ka pasur takime edhe në Fortesë e Ratkoc.
Ai ka cilësuar rahovecianët njerëz të mrekullueshëm e punëtorë, të cilët ka premtuar se do të mbështeten ekonomikisht nga programi që Aleanca ka hartuar për qeverisjen e ardhshme.
Postimi i plotë:
Gjithëherë i mahnitur me mikpritjen në Rahovec.
Sot e fillova vizitën duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të vazhduar me takime në Fortesë dhe Ratkoc.
Këta njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë, do të mbështeten ekonomikisht nga programi që Aleanca ka hartuar për qeverisjen e ardhshme.
Në Fortesë e Ratkoc, ndjeva frymën e fitores.
Na priftë e mbara!
RH