Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-komandant i Zonës së Karadakut, Ahmet Isufi, në emisionin ‘Kosova Voton’, në televizionin T7, ka folur për mosmiratimin e Ligjit për Vlerat e Luftës.
Në përgjigjie të kandidatit të VV-së, Haxhi Avdyli, I cili deklaroi se VV-ja do të marrë 60 deputetë dhe do ta miratojë vetë ligjin, Ahmet Isufi u përgjigj se tendenca për ta votuar vetë tregon mosgatishmëri për të bashkepunuar për ta miratuar ligjin.
“Mohimi në bllok mënjëherë ka tregu që s’ka gatishmëri. Cilado ka qenë substancë e këtij ligji është dasht ta shohin si ide dhe të japin kontribut për të”, tha ai.
Tutje, Isufi u shpreh se shpreson që në qeverisjen e ardhshme të ketë një përbërje që të bëhen bashkë dhe ta kenë ligjin që mbron vlerën e UÇK-së dhe as mos të cenohet e as mos të mohohet, por të tregojë një realitet të UÇK-së.
“Nuk është e ndershme të thirresh në vlerat e UÇK-së e të mos e përkrahësh ligjin për vlerat e saj”, shtoi ai.
Isufi gjithashtu foli edhe për sondazhet të cilat janë duke u bërë.
“Në sondazhe AAK, në çdo sondazh ka qenë mbi, prandaj konsideroj se sondazhet varen nga kush porositen”, theksoi Isufi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.