Drejtori i Gazetës Express dhe Televizionit 7, Berat Buzhala, ka shpalosur të dhëna për sondazhin i cili do të publikohet sonte në Pressing.
Ai ka thënë se nga të dhënat që ka deri më tani rreth sondazhit, parashihet pjesëmarrja më e madhe e votuesve në zgjedhje, shkruan Reporteri.net.
Buzhala thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit parashihet të dalin mbi 900 mijë votues.
Sipas Buzhalës, 17% e votuesve tashmë janë të vendosur që të dalin në votime.
Sondazhi i realizuar nga një kompani e huaj do të publikohet të premten mbrëma në T7 dhe Gazeta Express. /Reporteri.net