Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve ka konstatuar se partitë politike dhe kandidatët e tyre i plotësojnë kushtet për Certifikim, shkruan Reporteri.net.
47 kandidatët për deputet që u vlerësua që kanë probleme me ligjin sipas kësaj zyre do të mund të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Drejtori i kësaj Zyre, Yll Buleshkaj, ka thënë se për ZRP-në të gjithë kandidatët i kanë plotësuar kushtet, por paqartësia sipas tyre është tek pika q, për të cilën kanë thënë se nuk e kanë të qartë.
Kurse kryetarja e KQZ-së Valdete Daka është shprehur se ky rekomandim e bën edhe më të paqartë këtë proces.
Sipas saj rekomandimi i ZRP-së nuk thotë asgjë.
“Unë e kam para vetes një rekomandim i cili në fakt nuk na shpjegon se a i përmbushin këta kandidatë kriteret apo jo. Ne kemi një rekomandim i cili nuk na thotë kurgjo. Prakitikisht thotë që të certifikohen të gjithë kandidatët, edhe ata të cilët i kanë zëvendësuar”, ka thënë ajo. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.