×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Shtyhet mbledhja e KQZ-së, në 17:30 vendoset për certifikimin ose jo të Kurtit dhe të tjerëve

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 15:46

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka propozuar që mbledhja e KQZ’së të shtyhet për dy orë, me qëllim të marrjes së dokumentacioneve shtesë nga Zyra për certifikim të partive politike, zyrë kjo që ka bërë një rekomandim me qasjen certifikim përpara përjashtimit nga lista.


    Daka ka thënë se ka anëtarë të KQZ-së që s’janë të bindur që një rekomandim i tillë është i bazuar në ligj.

    “Propozoj që mbledhja të shtyhet për dy orë, deri në përgatitjen e të gjithë dokumentacionit, për t’ia shpërndarë të gjithë partive politike, dhe pastaj mblidhemi”, ka thënë kryetarja e KQZ-së.

    Një gjë e tillë u kundërshtua nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama dhe Sami Kurteshi, të cilët thanë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në sallë.

    Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve ka konstatuar se partitë politike dhe kandidatët e tyre i plotësojnë kushtet për Certifikim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!