×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurteshi akuzon Dakën: Po përpiqeni të eliminoni parti të caktuara

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 18:24

    Përfaqësuesi i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi ka akuzuar kryetaren e këtij institucioni, Valdete Dakën për ushtrim të presionit ndaj Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, e cila sot rekomandoi certifikimin e 46 deputetëve të dënuar nga gjykatat brenda 3 viteve të fundit.


    Ai tha se Daka po mundohet të eliminojë parti e lista, bashkë me PDK-në e LDK-në.

    “Ajo çka po dua të them unë është se nën 1: Presioni ndaj Zyrës për Certifikimin e Kandidatëve nga znj. Daka dhe nga përfaqësuesit e LDK-së dhe PDK-së për selektim negativ të listave të kandidatëve”, ka thënë Kurteshi.

    “Ne dalëngadalë po rrëshqasim në binarët e selektimit diskriminues të listave të kandidatëve. Kjo duket qartë”, ka thënë ai. “Edhe përpjekja për eliminim politik të partive të caktuara dhe listave të caktuara”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!