Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, pas vendimit të djeshem të KQZ-së për moscertifikim të listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Nisma e AAK-së, ka thënë se zgjedhjet janë të lira atëherë kur procesi zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë.


Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se çdo fazë e procesit duhet të bazohet në ligj dhe kushtetutë.

“Zgjedhjet janë të lira atëherë kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë”, ka shkruar Hoti.

Reklamë

Kujtojmë se dje, pas një mbledhjeje më të gjatë se 3 orë, KQZ-ja ka marrë vendim që të moscertifikohen lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe NISMA-së.

Nga ky vendim pati zhurmë të madhe për procesin e zgjedhjeve si dhe nga partitë të cilat nuk u certifikuan nga KQZ për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.