Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatimr Limaj, ka thënë se fitoren e Nismës Socialdemokrate nuk mund mund ta ndalë askush dhe as tryezat e kalkulimeve.
Më tutje, ai në një takim në Banjë të Malishevës ka thënë se fryma fryma dhe vullneti për bashkim i bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve që e duan vendin, janë rreshtuar krah nesh, krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe krah fitorës së zërit të UÇK-së.
“E ardhmja e vendit dhe vlerat tona kombëtare janë më të sigurta vetëm duke mbështetur listën e kandidatëve tanë për deputetë, të cilët i përfaqësojnë më së miri vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilat po luftojmë që t’i ruajmë e t’i mbrojmë”, ka thënë ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Në vendlindjen time, në lagjen e kryetarit Begaj, të cilit i urova shërim të plotë, sonte takova bashkëvendësit e mi, të cilët si kurrë më parë janë mobilizuar fuqishëm në mbështetje të Nismës Socialdemokrate dhe projektit tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Fitorën tonë s’ka kush që mund ta ndal, madje as tryezat e kalkulimeve, sepse fryma dhe vullneti për bashkim i bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve që e duan vendin, janë rreshtuar krah nesh, krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe krah fitorës së zërit të UÇK-së.
E ardhmja e vendit dhe vlerat tona kombëtare janë më të sigurta vetëm duke mbështetur listën e kandidatëve tanë për deputetë, të cilët i përfaqësojnë më së miri vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilat po luftojmë që t’i ruajmë e t’i mbrojmë.