Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me mocertifikimin e listës së kandidatëve për deputetë, ka bërë të ditur për KOHËN, zyrtari i PZAP-së, Mul Desku.
“Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesë për shkak te moscertifikimit të listës se kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja”, thuhet në njoftimin e tij.
PZAP-ja ka njoftuar se afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të tyre në PZAP.
Për pak çaste pritet të mbyllet afati për paraqitje të ankesave në PZAP, meqë bëhen 24 orë nga vendimi i KQZ-së për moscertifikim të listave të subjekteve.
Më herët, ankesa në PZAP kanë paraqitur edhe AAK-ja, Nisma dhe disa parti të minoriteteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.