Flutura Beka-Kamberaj, kandidate e LDK-së, thotë se nëse partia e saj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të udhëheq me qeverinë, program do të jetë vazhdimësi e qeverisë aktuale në detyrë.


Ajo ka premtuar rimëkëmbjen e ekonomisë, arsimit etj.

“Në programin tonë do të jetë rimëkëmbja ekonomike me vlerë 1.2 miliardë euro, përkrahje për arsim, për sigurim shëndetësorë etj. Konsideroj se z. Hoti ka qeverisur në kohën më të vështirë të pandemisë”, thotë ajo në REPORTERI/INTERVISTA.

Reklamë

Beka-Kamberaj ka shtuar tutje se Avdullah Hoti është njeri i duhur për ta qeverisur vendin pasi ka dëshmuar menaxhim të mirë për menaxhimin e pandemisë.

“Mendoj që duhet të jetë kryeministër, pasi është edhe figurë e përshtatshme për raportet me aleatët ndërkombëtarë”, ka deklaruar ajo.

/Reporteri.net/.

Reklamë