Ardian Kastrati, i cili javë më parë kaloi në Partinë Demokratike të Kosovës ka hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit.
Ai ka thënë se VV nuk ka kandidat për kryeministër, kurse PDK e ka Enver Hoxhajn një njeri të përgatitur.
Kastrati ka thënë në Kanal 10 se Kurti në opinion nuk e mbajnë mend për asgjë, përveç si lider të shkatërrimit të shtetit, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej tha se Kurti ka qenë kundër Rambujesë ku pa të nuk do të ndërhynte NATO.
Kastrati më tej ka thënë se vrasja e Astrit Deharit është projeksion i Kurtit.
“Janë projeksionet e tij politike, vrasja e Deharit, nuk e di kush e ka vra, por janë projeksionet e tij politike”, tha ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.