Lidhja Demokratike e Kosovës, këto ditë ka bërë publik sloganin e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Shteti Shtet”, është sllogani që LDK ka zgjedhur për këto zgjedhje të jashtëzakonshme.
E kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, partia e të cilit garon në listë të përbashkët me LDK-në ka publikuar një sllogan tjetër.
Shtet. Ndërtuesit është sllogani që ka publikuar Pacolli në Facebook.
“Shtetin e kemi bërë. Tash na duhet ta ndërtojmë”, ka shkruar ai sipër fotos.