Tubimet parazgjedhore që po i organizojnë partitë politike në Kosovë, po bëjnë që të grumbullohen numër i madh i njerëzve duke mos u masat anti-pandemi.
Deri tani janë dënuar pesë parti politike.
Se cila parti është dënuar më shumë në programin e mëngjesit “Ora Shtatë” ka folur Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.
“Lidhja Demokratike e Kosovës deri tani është dënuar tre herë, Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA janë dënuar nga një herë”.
“Janë gjithsej shtatë gjoba me vlerë prej 2000 euro që janë shqiptuar tek subjektet politike”, tha Tahiri.
Tahiri mes tjerash tregoi edhe formën se si ky dënim mund të zbutet për partitë.
“Ligji është i njëjtë për të gjithë kështu që nuk do të diskriminohen as subjektet politike dhe e kanë afatin prej 15 ditësh ku nëse paguhet gjoba do të jetë përgjysmë më lirë. Mirëpo, nëse nuk e bëjnë pagesën ne do ta procedojmë tek Përmbaruesi secilën gjobë”, tha Tahiri.
Tahiri mes tjerash tregoi se nga subjektet e gjobitura nuk ka pasur reagime zyrtare nuk ka.
“Por janë aktivizuar shumë profilet e rrejshme të këtyre subjekteve ku “sulmojnë” inspektoratin dhe mua personalisht”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.