×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kandidati për deputet nga PDK për VV-në: E duan krejt, por aspak drejt

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 23:18

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Petri Hajdari i ka komentuar sloganet me të cilat partitë garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai duke e komentuar sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje “Krejt dhe drejt”, ka thënë se kjo parti po i kërkon krejt, por aspak drejt, sepse sipas tij kjo është simbolikë totalitare.


    “Parullat e sloganet politike, ndonëse nuk tregojnë asgjë për votuesit, tregojnë shumë për partitë që i përzgjedhin. Tregojnë mendësi e tendencë. Slogani i përzgjedhur, është fyerje publike për inteligjencën e qytetarit: sikur njerëzit këtu të mos e dinë ç’domethënë “krejt”. Ajo është simbolikë totalitare, e kapjes në emër të ç’ kapjes”, ka shkruar ai.

    Ky është postimi i plotë i Hajdarit:

    Parullat e sloganet politike, ndonëse nuk tregojnë asgjë për votuesit, tregojnë shumë për partitë që i përzgjedhin. Tregojnë mendësi e tendencë. Slogani i përzgjedhur, është fyerje publike për inteligjencën e qytetarit: sikur njerëzit këtu të mos e dinë ç’domethënë “krejt”. Ajo është simbolikë totalitare, e kapjes në emër të ç’ kapjes

    Në anën tjetër, e ashtuquajtura “pasardhëse e Rugovës” e ka harruar faktin që autoritarizmi dhe bekimi për të s’ka qenë kurrë mesazh i asnjë politikani normal në Kosovë, e as i atij pasardhëse e të cilit ajo pretendon të jetë.

    Por, qytetari e lexon gënjeshtrën. Është e qartë kristal që liderët që nuk dinë ta lexojnë historinë pa vetveten, përfundojnë në koshin e historisë, e jo në majat e saj.
    Rimëkëmbja është alternativë, sepse nuk synon të rrënojë balancat demokratike të pushtetit, por të qeverisë me nder e me bashkëpunim.

    Pa përjashtime. Pa përçarje. Pa inate meskine.

    PDK-ja nuk do të donte të ishte alternativa e vetme, por është goxha e qartë që jemi të pakonkurueshëm në qëndrime.
    Prandaj, po përpiqen ta rrëzojnë PDK-në me populizëm.

    Kot e kanë. Populli i Kosovës do të rimëkëmbet.
    #Rimëkëmbje
    #HoxhajKryeministër
    #petrithajdari70

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!