Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur për mundësinë e amnistimit të kreut të VV-së, Albin Kurtit nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanit, në mënyrë që t’i lejohet certifikimi si kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk është e mundur në shtetet me sistem parlamentar.
“Sipas Kushtetutës, Presidenti i ka të gjitha vendim marrjet zinxhirore, duhet të ketë një propozim për falje nga organet e tjera, janë trupat e veçanta ligjore që ja dërgojnë kandidatët për falje. Nuk mundet shefi i shtetit ta falë askënd në sistem parlamentar dhe as nuk mund ta shkarkojë askënd pa propozim të brendshëm”, ka thënë Hasani në Kanal 10.
Ai ka thënë se Presidenti i vendit nuk është pushtet në shtetet me sistem parlamentar, por është autoritet publik me kompetenca neutrale dhe të ndërmjetme.