Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike, Enver Hoxhaj ka vizituar fshatin Burojë, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të parë të kësaj partie.


Ai ka shkruar në Facebook, se zemrat në Burojë rrahin për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për UÇK-në, për PDK-në, për Kosoven, për Rimëkëmbjen, për fitoren!

“Zemrat rrahin në Burojë. Për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për UÇK-në, për PDK-në, për Kosoven, për Rimëkëmbjen, për fitoren!”, ka shkruar Hoxhaj

Reklamë

Hoxhaj në këtë vizitë mbante veshur bluzën me mbishkrimin “Liria ka emër”

Hashim Thaçi e Kadri Veseli gjendjen në Hagë ku po gjykohen nga Gjykata Speciale me pretendimet për krime lufte.