Kandidati i PDK-së për deputet, vushtrriasi Menduh Abazi, ka thënë se rinia po i motivon për fitore.
Duke e quajtur si “më të mirën në Evropë”, Abazi ka thënë se PDK-ja ka planin më të mirë për rininë.
Abazi në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 38.
Postimi i plotë:
Rinia jonë po na motivon çdo ditë e më shumë. Mobilizimi i tyre është faktor kryesor i fitorës tonë me 14 shkurt.
Partia Demokratike e Kosovës ka planin më të mirë për rininë tonë, ka planin më të mirë për zhvillimin ekokomik të vendit dhe për krijimin e vendeve të punës. Bashkë me rininë më të mirë në Evropë, fitorja jonë do të jetë e pashmangshme
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.