Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Flutura Beka Kamberaj, bashkë me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, kanë vizituar dje flotacionin e Trepçës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Beka Kamberaj ka thënë se konceptet ekonomike të LDK-së janë e vetmja garancë për zhvillimin e qëndrueshëm të Trepçës, shkruan Reporteri.net.
Sipas saj, historia e secilës familje mitrovicase lidhet me ndërmarrjen e Trepçës.
Flutura Beka Kamberaj në listën zgjedhore të LDK-së garon me numër 63.
Ky është postimi i saj i plotë:
Bashkë me Kryeministrin Hoti, dje kemi vizituar flotacionin e Trepçës.
Historia e secilës familje mitrovicase lidhet me ndërmarrjen e Trepçës.
Konceptet ekonomike të LDK-së janë e vetmja garanc për zhvillimin e qêndrueshëm të Trepçês.
LDK
FluturaBekaKamberaj 63