Kandidati i PDK-së për deputet, Elmi Reçica, i ka bërë thirrje mërgates kosovare që të votojë për PDK-në.
Ai iu është drejtuar atyre pas një takimi që pati me Departamentin për Diasporë si dhe kandidatët e PDK-së nga diaspora.
Reçica u ka thënë mërgimtarëve se vota për PDK-në është votë për ruajtjen dhe rimëkëmbjen e shtetit.
Postimi i plotë:
Ftojmë të gjithë qytetarët tanë në diasporë, të cilët janë regjistruar për votim me postë, që nga data 2 shkurt të votojnë në mënyrë masive për PDK-në, sepse vota e juaj është votë për ruajten dhe rimëkëmbjen e shtetit.
Fotot nga takimi i përbashkët i Departamentit për Diasporë me Haki Morinën, Arben Dautaj dhe Ibrahim Ceka – kandidatë të PDK-së nga Diaspora.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.