Kandidati për deputet nga AKR-ja e cila garon në listën e LDK-së, Jetlir Zyberaj bashkë me kryetarin Behgjet Pacolli kanë takuar banorë të rajonit të Gollakut.


Zyberaj ka thënë se vazhdimisht e e habit mikpritja mbresëlënëse e banorëve të kësaj ane.

Ai ka theksuar se Ana e Gollakut është një traditë krenaria dhe përbën piedestalin e vlerave tona kombëtare.

Reklamë

Postimi i tij i plotë:

Përkundër se e njoh mirë dhe e kam përjetuar vazhdueshëm, gjithmonë arrin të më befasoj e mrekulloj mirëpritja mbresëlënëse e konakut të Gollakut.

Një zonë e pikturuar nga dora zotit dhe e bekuar me virtyte të larta moral e patriotike.

Ana e Gollakut është një traditë krenaria dhe përbën piedestalin e vlerave tona kombëtare.