Kandidatja për deputete Valdete Idrizi, e cila garon për deputete në listën e PDK-së, sot ka qëndruar në Pejë.


Idrizi e cila bart numrin 21 në listën garuese, ka takuar gratë dhe vajzat nga qyteti i Pejës.

Ajo përmes një postimi në facebook ka shkruar se në këto zgjedhje, gratë do ta bëjnë ndryshimin duke votuar për PDK-në.

Reklamë

Postimi i plotë:

Sonte në Pejën e dashur me gratë dhe vajzat e mrekullueshme të Pejës, aktivistet dhe përkrahëset e devotshme të Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me miket e mija profesoreshën Remzije Shahini Hoxhaj dhe deputeten Blerta Deliu Kodra shpalosëm pjesë nga programi i #Rimëkëmbjes, dhe i japëm përkrahje kandidateve për deputete nga Peja znj. Arta Vokshi Shahini dhe znj. Albina Lleshi. Bashkë u zotuam se në këto zgjedhje ne gratë do ta bëjmë ndryshimin dhe do t’a #Rimëkëmbim vendin!
#Rimëkëmbje
#HoxhajKryeministër
#ValdeteIdrizi21 ✅