×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hoxhaj akuza ndaj Kurtit: Për 15 vjet i bëri opozitë shtetit të Kosovës

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 21:49

    “Pas 15 vjetësh të qëndrimit në opozitë dhe pas 5 muajsh negociatash VV-LDK që ishte një koalicion mashtrimi, kur u paraqitën rastet e para të pandemisë, kur pandemia krijoi një situatë të rëndë ekonomike, kur kërkohej prej Kurtit që të sillej si partner i mirëfilltë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai deklaronte rrejshëm në Kuvend se do të ketë thika mbi hartën e Kosovës, ai u dorëzua dhe dezertoi”.


    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë së Lëvizja Vetëvendosje nuk ofron as vizion, as platformë dhe as qartësi politike.

    Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se qytetarët e kanë parë se Albin Kurti ishte një opozitë kundër shtetit të Kosovës për 15 vjet.

    “Lëvizja Vetëvendosje ka treguar që nuk ofron as vizion, as platformë dhe as qartësi politike – ajo që kanë para qytetarët me Kurtin është një opozitë kundër shtetit të Kosovës për 15 vjet”.

    “Para se të krijohej shteti i Kosovës, Kurti e ka kundërshtuar pakon e Ahtisarit kur të gjithë e kemi ditur se Kosova do të jetë e pavarur”.

    “Ai e ka kundërshtuar këtë para 13-14 vjetësh – kjo tregon se ka qenë kundër idesë së shtetit, nuk e ka njohur flamurin dhe himnin e Kosovës”.

    Sipas tij, gjatë kohës kur [Hoxhaj] ka qenë ministër i Punëve të Jashtme duke lobuar për shtetësinë e Kosovës, i kanë thënë se pse duhet njohur shteti i Kosovës kur brenda vet shtetit ka subjekte që nuk e njohin mëvetësinë e saj.

    “Pas 15 vjetësh të qëndrimit në opozitë dhe pas 5 muajsh negociatash VV-LDK që ishte një koalicion mashtrimi, kur u paraqitën rastet e para të pandemisë, kur pandemia krijoi një situatë të rëndë ekonomike, kur kërkohej prej Kurtit që të sillej si partner i mirëfilltë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai deklaronte rrejshëm në Kuvend se do të ketë thika mbi hartën e Kosovës, ai u dorëzua dhe dezertoi”.

    “Qeveritë nuk rrëzohen asnjëherë nga opozita – Qeveritë vetë-dorëzohen dhe Kurti hoqi dorë prej një mbështetje të madhe popullore që kishte; përmes një narracioni të intrigave që përhapte dhe frikës që mua më ngjante në një lloj telenovele turke”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!