×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Isufi: AAK-ja ka ofruar një program praktik i cili mund të zbatohet

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 22:16

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, në ‘Debat Politik’ të RTK-së ka folur për programin qeverisës të subjektit që i takon.


    Isufi përmendi se tanimë AAK-ja e ka programin dhe se është bërë publik.

    “Është një program i krijuar nga ekspertët dhe i modifikuar në dhënien e frymës politike. E kemi paraparë në katër shtylla të ndarë, së pari ekonomia pasi vendi gjendet në një krizë për shkak të pandemië, politikat e sigurisë, mirëqenien sociale dhe politikën e jashtme. Këto katër shtylla brenda programit që plotësohen me të gjitha segmentete tjera në Kosovë e kemi parasysh një ngritje të nivelit të qeverisjes së vendit”, u shpreh Isufi.

    Tutje, ai thotë se në Qeverinë Haradinaj ka pasur efekte të jashtëzakonshme në marrjen e vendimeve.

    “Në fillim ne do ta kemi fondin për rindërtim ekonomik që do të jetë 1 miiliardë sepse kemi shtresa të caktuara që janë të goditura. Ndërsa kemi ofruar një program krejtësisht praktik i cili mund të zbatohet”, tha tutje ai.

    “Neve na keni thirrë për program, që t’iu ofrojmë qytetarëve oferten tonë. Shkurorëzimi i ka nxjerrë telashet e veta (VV-LDK)”, shtoi ai.

    Isufi potencoi se deklaratat e ndryshme që mund të jepen janë pjesë e parafushatës zgjedhore, por duhet të kuptojnë se qytetarët janë ata që i largojnë e ofrojnë në skenën politike.

    “Duhet të ofrojmë program për qytetarët e Kosovës. Deklaratën e Haradinajt që përfaqësuesit e PDK-së që ish-kryetari dhe ish-presidenti Thaçi janë në Hagë, Haradinaj ka theksuar se udhëheqësit e PDK-së nuk janë këtu, prandaj të tjerët mund të jenë të pakujdesshëm në deklaratat e tyre”, deklaroi Isufi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!