Partia Demokratike e Kosovës është dënuar nga Inspektorati i Komunës së Prishtinë për shkelje të masave anti-COVID Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kësaj Drejtorie, Adonis Tahiri.
Gjoba për PDK-në është 2.000 euro.
Drejtoria e Inspektoratit ka dënuar edhe ditë më parë subjekte politike në vend për shkak të thyerjes së masave anti-COVID në tubimet me qytetarë.
Ditë më parë me gjoba të tilla ishte dënuar edhe Lidhja Demokratike.