×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj nga kryeqyteti: Me Aleancën, brezi i ri nuk do të pres në pafundësi për progres

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 21:02

    Kandidati për president të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka takuar disa qytetarë të Prishtinës, ku tha se Aleanca është e vendosur për Kosovën, shtet për brezin e ri, vend të mundësive, me sistem arsimimi e kujdes shëndetësor të nivelit evropian.


    ‘Një takim miqësor me qytetarë të Prishtinës, shumica nga të cilët të rinj.

    Aleanca është e vendosur për Kosovën, shtet për brezin e ri, vend të mundësive, me sistem arsimimi e kujdes shëndetësor të nivelit evropian. Si president i ardhshëm vendit, u zotova që do të mbështes reformat e nevojshme dhe politikat që Kosovën e çojnë drejt NATO-së dhe BE-së’, ka thënë Haradinaj.

    Ai më tej tha se nuk do të lejojmë që brezi i ri të pres deri në pafundësi progresin në vend.

    ‘Ne nuk do të lejojmë që brezi i ri të pres deri në pafundësi progresin në vend. Andaj, jemi të vendosur që në rast se bllokada do të vazhdojë, të organizojmë referendumin për bashkim me Shqipërinë, që ardhmëria e të rinjve të Kosovës të mos rrezikohet’, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!