Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka komentuar sulmin që iu është bërë në Skenderaj me vezë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.
Haliti, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ndonëse ka dënuar sulmet që i janë bërë liderit të Vetëvendosjes, ka thënë se një sulm të këtillë ka mundur të organizohet nga vetë ai.
“Muna me thanë që e ka orkestru vetë Albini që të krijojë imazh të keq për njerëzit e PDK’së, duke e ditë që elektorati i PDK’së është 99% atje”, ka deklaruar Haliti.
“Kosova është e lirë dhe secili duhet të ketë liri që ta bëjë fushatën nga jugu në veri e lindja në perëndim. Nuk jam dakord përse po përmendet emri i Hashim Thaçit, nëse kanë gjuajte me vezë. Unë nuk e besoj që Hashim Thaçi do të pajtohet se një kryetar partie të mos pritet dhe mos lejohet të mbahet takim elektoral në një vend të lirë dhe një qytet siç është Skenderaj”, ka deklaruar Haliti.
Në videon mëposhtë shihet se si Kurti gjuhet me vezë, i cili ka shkuar atje për fushatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.