Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të takohet me qytetarët e Skenderajt. Edhe pse ai u gjuajt me vezë e u fishkëllua nga drenicakët.


Anëtari i VV-së, Agim Bahtiri ka publikuar disa fotografi nga takimi me banorët e Prekazit e Polacit.

“Sonte, Prekazi e Polaci në mbështetje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti. Drenica gjithmonë vatër e mikpritjes”, ka shkruar ai në Facebook.

Reklamë

Edhe Shqipe Selimi kandidate për deputete nga VV, njëherit gruaja e Rexhep Selimit, ka publikuar foto, ku ka shkruar se Drenica është gati për referendum, shkruan Reporteri.net.

” Në Drenicë bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti. Vizitë fshatrave Rezallë e Re, Llaushë, Prekaz i Epërm dhe Polac. Drenica gati për referendum!”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Kurti gjatë vizitës në Skenderaj, ka qenë i shoqëruar nga Njësia Speciale, ndërsa disa qytetarë kanë kundërshtuar vizitën e tij në këtë komunë. Ai madje u gjuajt edhe me vezë.

Reklamë