×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Rakiq thotë se KFOR-i nuk do ta lejojë Kurtin e Osmanin të shkojnë sërish në veri

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 11:57

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke thënë se këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e popullit serb në Kosovë.


    Rakiq ka folur edhe për vizitën në veri të kreut të VV-së, Albin Kurti dhe U.D së presidentit, Vjosa Osmani.

    Ai e ka quajtur provokim vizitën e tyre në veri, derisa ka thënë se beson se  KFOR-i nuk do të lejojë që situata të tilla të përsëriten, shkruan Reporteri.net.

    “Një provokim si ai në Mitrovicën e Veriut të Kosovës, gjatë ardhjes së paparalajmëruar të Kurtit dhe Osmanit, me shqetëson mua, si dhe qytetarët. Unë besoj se KFOR-i nuk do të lejojë që situata të tilla të ndodhin përsëri”, u shpreh Rakiq.

    Gjatë të shtunës Kurti dhe Vjosa Osmani kanë qëndruar në veri ku u pritën me brohorima nga një grup serbësh. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!