Menduh Abazi, zyrtarisht ka hapur fushatën zgjedhore ku garon bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës për të zënë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abazi ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve në rrugëtimin në politikë, shkruan Reporteri.net.
Ai është zotuar se pavarësisht vështirësive, me angazhimin e tij, besimin e qytetarëve do ta kthejë në përgjegjësi.
Menduh Abazi në listën zgjedhore të PDK-së mban numrin 38.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të dashur bashkëqytetarë të Vushtrrisë,
Miq, kolegë dhe familjarë,
Sot, edhe zyrtarisht kemi filluar fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.
Sot, po filloj edhe zyrtarisht të kërkojë përkrahjen dhe mbështetjen tuaj për Partinë Demokratike të Kosovës, këtu, nga Kalaja e qytetit të lashtë të Vushtrrisë, qytetit të Hasan Prishtinës.
Me besimin dhe mbështetjen tuaj në rrugëtimin tim jetësor e profesional, më keni nderuar përherë. Sot, kërkoj besimin tuaj për një rrugëtim tjetër e me dimensione të tjera.
E di që nuk do të jetë aspak e lehtë, por me përkrahjen tuaj dhe me angazhimin tim, besimin tuaj do ta kthejë në përgjegjësi.
Programi politik i #Rimëkëmbjes mban numrin 134. Ndërsa, unë si kandidat, mbajë numrin 38.
Ju falenderoj nga zemra secilin e secilen për mbështetjen e pakursyer që më keni ofruar këto ditë.
Më 14 shkurt, së bashku festojmë dhe fillojmë #Rimëkëmbjen e Kosovës.
Me konsideratë,
Menduh Abazi /Reporteri.net