Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për prishjen e koalicionit me VV-në që sipas tij nuk ka pasur mundësi të shpëtohet.
I ftuar në emisionin “Pressing” në T7 thotë se ia kanë tërhequr vëmendjen kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Albin Kurtit si dhe e kanë lutur që të ketë kujdes në marrëdhëniet me SHBA-në.
“Mendoj se jo, se përndryshe do ta kapërcenim atë situatë. Ju e dini që koalicioni u prish meqë partneri kryesori, kryeministri shkeli marrëveshjen që kishte me LDK-në. Por, ai koalicion në atë periudhë, unë mendoj që ishte në ditët e tij të fundit”, tha Shala.
Shala ka theksuar se po të vazhdonte në këtë mënyrë, LDK do të largohej nga Qeveria.
“Gjatë atyre ditëve ne ia kemi tërhequr vëmendjen Kurtit dhe e kemi lutur që të ketë kujdes me raportin që kishte ndërtuar, apo që po zhbënte me qeverinë e SHBA-së dhe jemi përpjekur që me shumë kujdes ti njoftojmë qytetarët”, tha Shala në T7.
Përkundër kërkesave nga LDK, sipas Shalës, Kurti nuk hoqi dorë nga qëndrimet e tij
“Por zotri Kurti nuk hoqi dorë nga qëndrimet dhe nga raporti që po agrabonte dita ditës, dhe ne ia kemi bërë të qartë se nëse nuk do ta ndryshojë këtë qasje, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asaj qeverie”, shtoi ai.
Ndërsa thotë se Agim Veliu ka qenë arsyeja e vërtet e prishjes së koalicionit, por edhe nëse Veliu nuk do të shkarkohej, ata do të dilnin nga koalicionin qeverisës, për shkak të raporteve të tij me SHBA-të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.