Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se qytetarët pa asnjë problem mund ta votojnë Albin Kurtin, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm fletëvotimin ku është votuar edhe Albin Kurti.
Konjufca ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese, KQZ-në dhe PZAP se punojnë me direktiva.
“Me telefona politik punojnë, Gjykata Kushtetuese, Valdete Daka e PZAP”, tha ai.
Konjufca ka thënë se moscertifikimi i Kurtit në këto zgjedhje ka qenë vendim i padrejtë.
“Po e kanë hequr dhe ky ka qenë njëri prej vendimeve më të padrejat në garën politike të pasluftës. Ne nuk ndrruam renditjen sepse ajo supozon që t’i japim të drejtë KQZ-së. Unë mendoj që KQZ nuk ka pasur të drejtë. Esenca e vendimit të supremes është që Kushtetuesja nuk e ka mirë por nuk kemi cka me ba. Gjykata kushtetuese nuk është zot në këtë vend. Ajo i nënshtrohet vullnetit të sovranitetit popullor, dhe prej tij ndërtohet parlamenti. Qytetarët e votojnë numrin 1 pa kurrfarë problemi, asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm atë fletëvotim”, tha Konjufca në Prime Time të Kanl10.
Ai ka thënë se sikur Kosova të ishte pjesë e BE, Kurti do të ankohej deri në Gjykatën e Starsburg.
“Unë ju garantoj diçka për besë të kish qenë Kosova pjesë e Këshillit të Evropës kurrë nuk kishin guxu me hjek Albin Kurtin. Kjo është kundër të drejtave të njeriut. Nëse ti ja merr të drejtën e njeriut, vetëm se nëpërmjet një vendimi don krejt mi fut në një thes është kundër standardeve evropiane dhe po të kishim qenë pjesë e Strasburgut, Albin Kurti kish shku atje dhe gjyqtarët nuk punojnë me telefona politik. Me telefona politik punojnë, Gjylkata Kushtetuese, Valdete Daka e PZAP”, tha ai.