Gazetar Milaim Zeka ka ironizuar me premtimin e kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurti, për pushim 12 muajsh të lehonisë duke iu referuar ish-kryeministrit Kurti si lider shpirtëror i tij.


Madje këtë premtim Zeka e vlerëson si të parealizueshme.

“Lideri shpirtëror i ynë, Albin Kurti, ka thënë se do t’i jap 12 muaj pushim me pagesë për çiftet që bëhen prindër. Një gjë e tillë është aq e parealizueshëm sa ideja e Ramush Haradinajt për bashkim kombëtar”, tha Zeka në emisionin Politico të Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Por, ndaj Zekës reagoi Dardan Islami, kandidat për deputetë nga radhët e AAK-së.

“Haradinaj nuk kërkon bashkim kombëtar, por bashkim me Shqipërinë.”, reagoi Dardan Islami.