Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alim Rama, ka thënë dje në mbledhjen e këtij institucioni se si nga subjekti i tij, por edhe nga të tjera kanë pasur frikë të dërgojnë komisionerë në komunat në veri të Kosovës.
Alimi në një nga mbledhjet e KQZ’së ka shprehur shqetësimin e tij ku ka thënë se qytetarët po frikësohen të bëhen komisionerë në pjesën veriore të vendit.
“Unë vetëm kam një shqetësim, që nga subjekti im por edhe nga të tjerat, qytetarët kanë pasur frikë me shku me dërgu komisionerë në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Rama.
Për këtë deklaratë të Ramës kanë reaguar në PDK.
Betim Gjoshi, zyrtar i PDK-së, ka shkruar në Facebook se anëtarë të LVV-së nuk janë në gjendje të i mbajnë dy vendvotime, e dikur deklaronin se duan bashkimin me Shqipërinë.
“O trima, ju s’po jeni në gjendje me i mbajt dy vendvotime, e thojshit po e bashkojmë Shqipninë. Shyqyr që çlirimi i Kosovës nuk ka pas mbetë në juve “ushtarët” e Albin Kurtit, se sot hala refugjatë ishim”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.