Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur nga Inspektorati në Prishtinë për thyerjen e masave anti-Covid.
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se VV-ja është gjobitur me 2000 euro, shkruan Reporteri.net.
“Askush mbi ligjin! Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.
2000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Gjoba është shqiptuar për tubimin që VV e mbajti mbrëmë tek stadiumi i Prishtinës.
Kujtojmë se dje Adonis Tahiri, drejtor i Inspeksionit në komunën e Prishtinës tha se janë shqiptuar 9 dënime me nga 2 mijë euro, por tha se nuk e di nëse kanë filluar t’i paguajnë apo jo dënimet. /Reporteri.net/.