×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vesa Broja kërkon votën në Burojë: Vendi ku lindën atdhetarët

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 16:58

    Kandidatja për deputete nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, Vesa Broja ka kërkuar sot votën në fshatin Burojë.


    Ajo ka thënë se Buroja është vendi ku kanë lindur njerëzor më atdhetarë që kanë kontribuuar në çlirimin e Kosovës.

    “Sot isha në Burojen time heroike dhe stoike, në tokën nga e cila kanë dalur njerztë më atdhetarë e kontribues për çlirimin e vendit tonë. Fjalët për historinë e Osman Mehmet Bajriqit nga fshati ynë më bënë të ndjehem krenare. Baci Osman u vra në kullën e tij nga komitet serbë duke mbrojtur pragun e shtëpisë me sëpatë. Gjithmonë krenare”, tha ajo.

    Vesa Broja mban numrin 51 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!