×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Daut Haradinaj: Një Pejë e fortë është edhe një Kosovë e fortë

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 17:48

    Ish shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidat për deputet, Daut Haradinaj sot ka vizituar nën-shtabet e Nabërgjanit dhe Tërstenikut.


    Nëpërmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj theksoi se tha se këtu po shihet fryma e fitores, duke shprehur besimin se me 14 shkurt kjo parti do të dal e para në këtë zonë.

    Postim i plotë:

    Së bashku me Ali Berishën dhe kolegët e tjerë i vizituam nën-shtabet e Nabërgjanit dhe Tërstenikut, ku shihet fryma e fituesit.

    Një Pejë e fortë është edhe një Kosovë e fortë.

    Forca e Kosovës do të triumfojë me 14 shkurt, do të jemi të parët në këtë zonë dhe vendimtar në krijimin e institucioneve të larta qendrore.

    Këtë energji dhe këtë sukses e bënë edhe numri 2 në listën e AAK-së, Dr. Shemsedin Dreshaj që po bënë revolucion në tërë Kosovën.

    #ForcaeKosovës135

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!