×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Albin Kurti ia jep një goditje Agim Bahtirit: Nuk pajtohem me sharjet dhe sjelljet e tij

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 21:07

    Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur rreth incidentit në Mitrovicën e Jugut ku kryetari i kësaj komune u dëgjua duke sharë me ‘nanë’ një qytetar, i cili dëshironte të pyeste diçka Kurtin, shkruan Reporteri.net.


    Por me këtë sjellje të Agim Bahtirit nuk është pajtuar Kurti.

    “Unë jam kundër çfarëdo sharje dhe nuk pajtohem fare me atë gjest e sjellje. Mua nuk mu duk aq dramatike sikurse kryetarit të Komunës së Mitrovicës, por as aq dramatike sa paraqitej në media”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Tutje Kurti ka treguar se çfarë i tha qytetarit në Mitrovicë të Jugut që tentoi ta ndërpriste.

    “Unë nuk e kisha përfunduar ende fjalimin dhe qytetari dëshironte të më ndërpriste. Unë i thash prit se s’pari duhet ta përfundoj unë e pastaj vazhdojmë. Insistimi i tij ishte irracional dhe mëpastaj situata nuk ngeli më racionale”, tha Kurti, përcjellë Reporteri.net.

    Kurti ka thënë se nuk e di nëse Agim Bahtiri është ftuar në Komisionin Disiplinor të Vetëvendosjes.

    Lideri i VV-së ka folur edhe për fushatë e tij në Skënderaj duke mohuar se atje shkoi me përcjellje të policisë speciale.

    “Kurrfarë njësiti special nuk më ka përcjellë mua në Skenderaj. Kam shkuar me një veturë të policisë si gjithmonë, siç isha sot në Ferizaj”, është shprehur Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!