Rrustem Musa, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme 14 shkurtit, ka vazhduar takimet me elektoratin e partisë së tij në Mitrovicë.
Sipas tij banorët e Shipolit përkrahin masivisht projektin e PDK për rimëkëmbje.
“Sot u takuam me banorët e lagjes Shipol. Përkrahja për projektin e rimëkëmbjes është masive”, ka shkruar Musa në Facebook.