×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti e përsërit thënien e famshme: Le të shkojë Lumezi, le të vijë Elezi

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 23:32

    Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, ka thënë se nga sistemi i drejtësisë do të shkojë kryeprokurori i shtetit, duke aluduar në shkarkimin e tij nga organet kompetente. Megjithatë, Kurti tha se nuk do të shkojë vec Lumezi, por edhe shumë të tjerë.


    Ai gjithashtu komentoi shprehjen e tij që përdori në zgjedhjet e kaluara “Le të shkojë Lumezi, le të vijë Elezi”. Kurti këtu kishte fjalën për ish-prokurorin Elez Blakaj, shkruan Express.

    “Ne nuk jemi në qeveri edhe ne ishim 50 ditë në kohë të pandemisë. Tash po vimë për 4 plus 4 vjet. Dhe jo vec Lumezi, por kanë me shku plot. Dhe s’ka me u kthy vec Elezi, por kanë me u kthy plot të tjerë”, ësthë shprehur Kurti në RTV Dukagjin.

    Tutje, Kurti tha se me qeverinë e tij, nëse bëhet, do të ketë shumë më shumë punë për Prokurorinë e shtetit.

    “Me neve do të ketë shumë më shumë punë për prokurorinë, ju e dini që janë afër 200 prokurorë në Kosovë dhe ata o do të ribëhen siç e kanë emrin, pra të aktivizohen ose nuk mendoj se do t’i mbijetojnë trysnisë shoqërore, qytetare e institucionale”, ka thënë Kurti.

    “Pra, një pjesë e madhe e punëve nuk janë për qeverinë, janë bërë shkelje të ligjeve dhe krime. Këto krime ekonomike janë punë për prokurorinë dhe gjyqësorin”, shtoi Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!