Kandidati për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jetlir zyberaj, ka bërë një vizitë në një nga bizneset në Xërxë.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zyberaj ka thënë se prioriteti i Qeverisë së re do të jetë trajtimi emergjent i krizës ekonomike, shkruan Reporteri.net.

Ai është zotuar se do t’u jepet ndihmë e madhe qytetarëve të prekur nga pandemia dhe bizneseve.

Reklamë

Sipas tij, shteti ndërtohet me njerëz të ndershëm dhe punëtorë.

Jetlir Zyberaj në listën zgjedhore të LDK-së garon me numër 44.

Ky është postimi i tij i plotë:

LDK 132

Jetlir Zyberaj

Reklamë

Në QTX Mall në Xërxë, jashtëzakonisht i nderuar me pritjen e Hekuran Popaj dhe Masar Popaj.

QTX Mall shërben si vend pune i mbi 100 njerëzve të ndershëm kryesisht nga anadrinia.

E përkundër krizës së shkaktuar nga pandemia, familja Popaj, ka ruajtur këto vende pune.

Prioriteti i parë i qeverisë së re, do të jetë trajtimi emergjent i krizës ekonomike, ndihma e madhe ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Reklamë

#Shteti ndërtohet me njerëz të ndershëm e punëtorë.

/Reporteri.net