Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, ka bërë një vizitë në Shipol të Mitrovicës.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Idrizi ka thënë se Shipoli është bastion i devotshëm i PDK-së, shkruan Reporteri.net.

Sipas saj, kjo lagje është e entuziazmuar si kurrë më parë me PDK-në dhe programin për Rimëkëmbje.

Reklamë

Idrizi iu premtoi se do jetë gjithmonë afër problemeve të tyre dhe do i zgjidhin ato bashkë në kuadër të programit të Rimëkëmbjes.

Valdete Idrizi në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 21.

Ky është postimi i saj i plotë:

Shipoli i Mitrovicës i entuziazmuar si kurrë më parë me PDK-në dhe #Rimëkëmbjen.

Lagje e madhe me shumë biznese, të vogla e të mëdha, njerëz të mirë e shumë punëtor.

Reklamë

Është ky Shipoli, bastion i devotshëm i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ne ju premtuam se do jemi gjithmonë afër tyre e problemet që kanë do i zgjidhim bashkë me ta në kuadër të programit të #Rimëkëmbjes. Mirënjohje e falenderim për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

#Rimëkëmbje

#PDK134

Reklamë

#HoxhajKryeministër

#ValdeteIdrizi21

/Reporteri.net