Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde thotë se është thelbësore që pas 14 shkurtit Kosova ta ketë një qeveri stabile që të punojë me përkushtim në zhvillimin e Kosovës në mënyrë që të ketë më shumë lajme të mira nga Kosova.
Në një intervistë për KosovaPress, ambasadori Rohde flet për procesin zgjedhor që po zhvillohet në Kosovë, domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të drejta, dëshirën e tij që të mos ketë kriza politike pas epilogut zgjedhor etj.
“Së shpejti ne do të kemi zgjedhjet e treta të mbajtura dhe disa qeveri të formuara brenda tre vjetësh. Shumë e nevojshme është një qeveri stabile e cila, idealisht do të çonte në fund mandatin e saj të plotë legjislativ. Gjëja e fundit që iu nevojitet njerëzve në Kosovë do të ishin edhe një palë zgjedhje më vonë këtë vit, nëse palët nuk merren vesh për çështjen e presidentit të vendit”, tha ai.
Sipas diplomatit gjerman në Prishtinë është koha e fundit që qeveria e re të fillojë seriozisht që “fjalët t’i zëvendësojë me vepra” duke e luftuar korrupsionin dhe krimin në mënyrë thelbësore, për ta përmirësuar imazhin e Kosovës në këtë drejtim.
Në raport me dialogun me Serbinë, qeverisë së re i duhet një mbështetje e fuqishme parlamentare ku nevojitet të investojë kapitalin politik dhe vullnetin politik në këtë dialog të lehtësuar nga BE, sepse është e pa imagjinuar që BE të pranojë shtete të reja anëtare që nuk e njohin njëri-tjetrin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.