Kandidati për deputet nga LDK, Florent Ukaj, gjatë ditës ka qëndruar në Dragash në kuadër të fushatës elektorale.


Ukaj thotë se aty janë pritur në mënyrë madhështore nga simpatizantët e LDK-së.

Tutje, ai ka thënë se LDK do të vazhdojë të jetë prezente në secilin qytet, lagje dhe fshat të Kosovës për ta prezantuar tek secili qytetar programin e kësaj partie.

Reklamë

Postimi i plotë:

Në Dragash, presidenti Rugova vinte me vullnetin më të madh. Na pritën në mënyrë madhështore, ashtu siç i ka hije Dragashit.

Do të vazhdojmë të jemi prezent në secilin qytet, lagje dhe fshat të Kosovës që programin e Lidhjen Demokratike të Kosovës ta prezantojmë tek secili qytetarë.

#LDK132✅
#Florenti46✅