×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hoti: Mos u besoni premtimeve, vetëm programi ynë garanton rritje ekonomike

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 16:34

    Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, derisa ka prezantuar programin e partisë ka thënë se premtimet për rritje pagash e pensionesh janë të pabaza, gjë të cilën të enjten, kandidati i PDK-së ua premtoi disa qytetarëve.


    Ndërkaq, për rritjen e pagave ai tha se LDK-ja do ta bëjë këtë bazuar në programin për rritjen ekonomike.

    “Mos u mashtroni me premtime elektorale për rritje pagash e pensionesh. Ato premtime janë të pa bazuara në ligj dhe janë të pamundshme. Vetëm programi ynë mundëson rritjen e pagave e pensioneve. Sepse vetëm programi ynë garanton rritje ekonomike. Rritjen e pagave ne do ta bëjmë çdo vit, mbi bazën e rritjes ekonomike të Kosovës”, tha Hoti.

    Hoti ka thënë se me qeverisjen e tij është riorganizuar sistemi shëndetësor, gjë të cilën sipas tij nuk e kishte bërë qeveria paraprake.

    Ai thotë se kanë arritur të sigurojnë pajisje të nevojshme për menaxhimin e pandemisë me COVID-19, duke shtuar se arritën që edhe çmimin e maskave ta zbresin.

    “Kur e morëm në qershor detyrën kishte pesë muaj që kishte filluar pandemia. Nga shkurti deri në qershor nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim për të menaxhuar pandeminë dhe për të ruajtur ekonominë, me përjashtim të ndalimit të qarkullimit. E riorganizuam sistemin tonë shëndetësor, kemi krijuar shtretër në të gjitha spitalet regjionale, kemi integruar komunat dhe qendrat e mjekësisë familjare, kujdesin për pacientë nëpër shtëpi, blerjen e aparaturave shtesë për testime, blerjen e maskave, jo nga 7 euro, por 38 centë”, tha kryeministri Hoti.

    Hoti në tubimin në Zhur të Prizrenit u shpreh bindshëm se vaksinat kundër koronavirusit do të vijnë gjatë këtij muaji në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!