×
  • Lajme
  • Pa kategori

    “Nxehet” Besnik Bislimi, thotë se VV do të dal e para edhe në Malishevë

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 17:59

    Besnik Bislimi, nënkryetar i VV, ka shpërndarë një sondazh të bërë me qytetarët e Malishevës për preferencat e tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit, i cili e rëndit Vetëvendosjen si të parën parti në këtë qytet, shkruan Reporteri.net.


    Sipas këtij sondazhi VV prin në qytetin që është bastion i Nismës me 29.9% të votave. Ndërkaq e dyta në këtë qytet rënditet Nisma me 27.8 të votave dhe PDK e treta me 26.7%.

    “Edhe Malisheva i bashkohet ndryshimit” ka thënë Bislimi, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Bislimit 45.5% e të rinjve nën moshën 24 vjeçare do ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!