Kandidatja e PDK-së për deputete, Vesa Broja, gjatë ditës së sotme, në kuadër të fushatës elektorale ka zhvilluar takime me qytetarët në Zhabar të Mitrovicës.
Broja ka thënë se në një tubim madhështor banorët e Zhabarit treguan se janë rreshtuar krah PDK-së.
Postimi i plotë:
Zhabari është rreshtuar pas Partisë Demokratike të Kosovës dhe programit të #Rimëkëmbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo u vërtetua sot nga ky tubim madhështor i organizuar nga banorët e Zhabarit e ku bashkëbiseduam për organizimin sa më të mirë që duhet ta bëjmë deri në ditën e zgjedhjeve pasi fitorja do të jetë madhështore.
#Rimëkëmbje
#PDK134
#VesaBroja51