×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ministri që kreu punët që nuk ishin përfunduar me vite të tëra

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 20:16

    Kandidati për deputet nga AAK-ja, njëherësh ministër në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka prezantuar punët që ka kryer ai në këtë ministri.


    “Krenar që gjatë mandatit tim si ministër i drejtësisë, infrastruktura ligjore e Kosovës u pasurua me numër rekord të ligjeve të proceduara në Qeveri”, ka shkruar Selimi.

    Selimi ka thënë se me të marrë detyrën si ministër i drejtësisë e ka pasur  qëllim, që të intensifikojmë punën për procedim të ligjeve.

    “Infrastruktura ligjore u pasurua me numër rekord të logjeve të precesuara në Kuvend. Ne gjithashtu përpiluam një numër të madh të koncept dokumenteve dhe zhvilluam një numër të madh rregulloresh me të cilat rregulluam ligjet ekzistuese”, tha ai.

    Selim Selimi në këto zgjedhje garon me numrin 100 në listën e AAK-së.

    *Artikull i sponsorizuar 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!