Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit shef i grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Daut Haradinaj sonte ka vizituar Komunën e Prizrenit.


Haradinaj përmes profilit të tij në rrjetin social facebook, lajmëroi se edhe Prizreni po i bashkohet fuqishëm Forcës së Kosovës.

“Një pritje madhështore në kryeqendrën shqiptare nga të rinjtë e kësaj ane. Kjo rini e mrekullueshme që po e përqafon AAK-në, është dëshmi e një suksesi të pakontestuar”, ka shkruar Haradinaj.

Reklamë

Tutje ai ka thënë se ndjehet krenar me rininë e Prizrenit.

“Jam krenar me ju rinia jonë e Prizrenit! Kthesat e mëdha nga Prizreni kanë filluar!”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Edhe Prizreni po i bashkohet fuqishëm Forcës së Kosovës!

Një pritje madhështore në kryeqendrën shqiptare nga të rinjtë e kësaj ane.

Reklamë

Kjo rini e mrekullueshme që po e përqafon AAK-në, është dëshmi e një suksesi të pakontestuar.

Jam krenar me ju rinia jonë e Prizrenit!
Kthesat e mëdha nga Prizreni kanë filluar!
#ForcaeKosovës135