Kandidatja e Vetëvendosjes për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se qytetarët e Kosovës kur të gjenden para kutive të votimit duhet të votojnë edhe numrin 1 në listën e Vetëvendosjes, shkruan Reporteri.net.
“Kur e merr qytetari fletëvotimin në momentin që e zgjedh numrin 127, ata kanë mundësi të votojnë edhe numrin një. I vetmi dallim është ky në fund KQZ nuk e shpallë rezultatin e votave të numrit 1. Por komisionarët tonë do ta kenë rezultatin. Natyrisht duhet të votohet sepse vota për nr 1 është rezistencë për shtetin e kapur”, tha ajo.
Ajo vendimin për mos certifikimin e Albin Kurtit dhe kandidatëve të tjerë e ka krahasuar me vendimet që merren në Rusi e Bjellorusi.
“Mënyra se si ka ardhë deri të ky vendim më ngjanë me sistemin në Rusi, ku kundërshtarëve politik u ndalohet të kandidojnë përmes ligjeve”, shtoi Osmani.
Osmani në Rubikon të Klan Kosovës tha se Albin Kurti do të jetë fitues zgjedhjeve.
“Kjo çka ka ndodhur nuk ka të bëjë me demokraci dhe standardet e drejtave të njeriut. Nuk mund t’i mbyllim sytë vetëm sepse është vendosur ashtu”, tha Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.