Vjosa Osmani, kandidate për presidente e VV-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, është deklaruar në lidhje me reagimin e Ambasadave të vendeve të Kuintit rreth zhvillimet në KQZ kur vendosej për ndalimin e Kurtit për të kandiduar në zgjedhje, shkruan Reporteri.net.


Ajo ka thënë se adresimi i ambasadorëve të Kuintit nuk ka qenë për të.

“Besoj se duhet ta lexoni edhe një herë deklaratën e Kuintit pas adresimit. Në fakt ata pas deklarimit tim ata kanë kërkuar që KQZ mos të politizohet. Nuk kanë pasur asnjë adresim ndaj të tjerëve jashtë KQZ-së. Kërkesën e kanë drejtuar ndaj KQZ-së në mënyrë eksplicite që KQZ të mos politizohet”, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Megjithatë u.d. Presidentja ka thënë se vendimet e KQZ-së kanë qenë të motivuara politikisht.

Osmani ka folur edhe për kërcënimet që vijnë në adresë të saj.

Ajo ka thënë se i dënon të gjitha linçimet ndaj kujdo.